Google ADS

Wilshere largohet nga Arsenali, pas bisedimeve me Unay Emery

16:14 | 16 Qershor 2018
Arbresh.info

Mesfushori anglez, Jack Wilshere, është shumë afër largimit nga klubi në të cilin e filloi karrierën, Arsenal.

Sipas mediave në Angli, Wilshere pas një bisedë të gjatë më trajn erin e ri të Arsenalit, Unay Emery, transmeton arbresh.info.

26 vjeçari besohej se ishte pajtuar me kontratën e re, në të cilën do të fitonte 175 mijë funte në javë, por pas bisedës me Emery, i cili ka treguar se nuk do të jetë startues në mesfushën e tij, ai do të largohet për të kërkuar një sfidë të re.

Emery është shprehur i lumtur me nënshkrimin e kontratës të futbollistit shqiptar, Granit Xhaka, i cili dje ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me topëxhinjtë.

Po ashtu ish trajneri i PSG, është afër të transferoj mesfushorin e Sampdorias, Torriera, i cili konsiderohet e ardhmja e Uruguajit.

Mbete të shihet në ditët në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e Wilshere. /arbersh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme