Shënjestra e Evertonit dhe West Hamit, Jack Wilshere ka njoftuar shokët e tij se do të largohet nga Arsenali këtë verë.
Kontrata aktuale e Wilsheres skadon në fund të sezonit dhe Arsenali i ka vendosur në tavolinë një kontratë që i siguron atij 80 mijë funta në javë, por ylli i Anglisë besohet se nuk ka ndërmend ta nënshkruaj atë, transmeton portali arbresh.info.
Raportohet se Wilshere iu ka treguar shokëve se ai beson që Arsene Wenger nuk do t’i ofroj atij një kontratë të përmirësuar dhe ai prandaj mund të largohet nga klubi në veri të Londrës.
Mesfushori mund të pranoj një tarifë madhështore dhe një pagë shumë më të madhe diku tjetër, ndërkohë që Evertoni dhe West Hami besohet të dy se janë të interesuar.
Wilshere ka qenë pjesë e “Topçinjve” që nga mosha nëntë vjeçare dhe pavarësisht se është dukur gjithmonë se ai do të nënshkruaj marrëveshje të re me klubin, tani duhet se lojtari do të largohet verës./arbresh.info/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...