Jack Wilshere i ka dhënë Arsenalit një shans të fundit për të plotësuar kërkesat e tij për kontratë.
Marrëveshja aktuale e 26-vjeçarit te klubi në Emirates skadon në fund të këtij sezoni dhe negociatat për të vazhduar qëndrimin janë bllokuar pas sugjerimeve që lojtarit i është ofruar një pagë më e vogël, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘The Sun’, hierarkia e “Topçinjve” dëshiron që Wilshere të pranoj një zbritje prej 25 për qind të pagës së tij prej 125 mijë funtave në javë, por reprezentuesi anglez ka refuzuar këtë propozim.
Raporti shton se mesfushori drejtpërsëdrejti i ka thënë Arsenalit do të largohet falas në merkaton e transferimeve, por tani ka vendosur për t’i dhënë një shans të fundit klubit për t’i plotësuar kërkesat e tij.
Wilshere besohet se dëshiron të vazhdoj qëndrimin në klub, por dëshiron që paga e tij të mos pësojë ndonjë ndryshim.
Gjigantët italian, Juventusi dhe AC Milani kanë shfaqur të dy interesim dhe janë duke monitoruar situatën e tij, ndërkohë që Evertoni dhe West Ham United raportohet se janë të gatshëm për t’i ofruar pagë më të madhe./arbresh.info/
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...