Wilshere i gatshëm për Premierë Ligë? Përgjigjet Arsene Wenger

09:59 | 8 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Arsene Wenger thotë se Jack Wilshere është duke bërë hapa pozitiv në Arsenal.

Reprezentuesi anglez shënoi golin e tij të parë për klubin pas dy vite e gjysmë kundër BATE Borisov mbrëmjen e së enjtes, transmeton portali arbresh.info.

Wenger beson që performancat e Wilsheres në Evropa Ligë janë indikacion i progresit të tij këtë sezon.

“Shiko, Jack është duke pasur progres. Ju mund ta keni parë se ai është duke shkuar përpara dhe është i gatshëm të luaj tani”, ka thënë Wenger pas fitores së thellë 6 me 0 në Emirates.

“Ai është saktë, i shpejtë, është i mbrehtë sërish me driblimet e tij dhe teknikisht ishte shumë i mirë sonte. Mund të them se për 70 minuta ai dominoi në mesfushë në anën kreative që është një lajm shumë i mirë për ne”

Ndeshja e ardhshme e Arsenalit është ajo ndaj Southamptonit të dielën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme