Willy Caballero kërcënohet me vdekje

14:19 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Willy Caballero ishte një nga fajtorët më të mëdhenj në humbjen poshtëruese të Argjentinës nga Kroacia me rezultat 0-3.

Ai i dhuroi një top sulmuesit kroat Ante Rebiç i cili shënoi golin e epërsisë. Përkundër kësaj humbjeje, Argjentina ia doli ta kalonte grupin, por Caballero nuk ka qenë në portë në ndeshjen me Nigerinë.

Portieri i Chelseat, tregon se këto ditë kanë qenë të vështira për të dhe familjen e tij, pas kërcënimeve që kanë pranuar ata.

“Tash jam më i qetë. Pas rezultatit pozitiv dhe kualifikimit në raundin tjetër, ajo që më ka ndodhur mua do të kthehet në anekdotë. Fat i keq, gabim, quajeni si të doni”, ka shkruar Caballero në Instagram.

“Ka shumë gjëra të cilat i pranoj, pasi ishte vetëm një gabim në futboll. Por në drejtim timin është treguar mungesë respekti dhe si unë ashtu edhe familja kemi pranuar kërcënime të ndryshme, të cilat e kanë vështirësuar situatën”.

“Por për fat të mirë jam i rrethuar nga njerëz që më përkrahin dhe më kanë ngushëlluar në ato momente”, ka theksuar ai.

Argjentina në 1/8 e finales do të ndeshet me Francën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme