Mesfushori brazilian i Chelsea, Willian, ka konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar te “blutë” e Londrës edhe sezonin e ardhshëm edhe pse ofertat në adresën e tij nga Manchester United dhe Barcelona nuk mungojnë.
29-vjeçari është një nga futbollistët më të kërkuar këtë verë, madje u përfol për një tranfserim të tij te Manchester United, ku do të luante sërish për Jose Mourinho, trajneri që e solli në Premier League.
Ndërkohë që, edhe Barcelona e kërkon me ngulm, për ta sjellë në La Liga së bashku me portierin Courtois dhe sulmuesin Hazard.
Por në një deklaratë për të përditshmen braziliane “Globo Esporte”, mesfushori Willian tha:
“Nuk do të largohem nga Chelsea, jam i lumtur aty dhe të jeton në Londër. Më pëlqen jeta aty”.
Deklaratë që konfirmon besnikërinë që braziliani ka për skuadrën e Chelsea, ku u transferua në verën e 2015-ës. Edhe trajneri italian Maurizio Sarri ka deklaruar se mesfushori i krahut është i rëndësishëm për skemat e tij dhe i ka kërkuar klubit të mos e lërë të lirë.
Braziliani Willian ka pak ditë që ka nisur grumbullimin me skuadrën e Chelsea pas pushimeve të Botërorit.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele