Anësori brazilian, Willian, mund ta lë Ligën Premier për Bundesligën.
Willian nuk po luan rregullisht te Chelsea nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte.
Kjo ka bërë që shumë skuadra të vihet pas shërbimeve të tij, ku ndër to është edhe Manchester United me trajnerin Jose Mourinho që e pëlqen shumë lojtarin.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” do ta kenë problem të fitojnë shërbimet e Willianit pasi pas tij janë vënë edhe gjigantë tjerë evropian.
Sipas mediumin gjerman Abendzeitung, Bayern Munich janë të interesuar të nënshkruajnë Willian nga Chelsea.
Gjigantët bavarezë janë të prirur për të rifreskuar vijën sulmuese, por Willian do t’iu kushtonte rreth 50 milionë euro.
Në rast transferimi, ky do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Bayernit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...