Willian përfundimisht do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të stinorit në Ligën Premier.
Sulmuesi brazilian është pjesë e skuadrës londineze që nga viti 2013 kur iu bashkua nga Anzhi për 35 milionë euro.
31-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe palët nuk kanë gjetur marrëveshje për bashkëpunim të ri.
Ka qenë vetë braziliani që ka konfirmuar se po largohet, pasi nuk i është ofruar kontratë tri vjeçare që ai e kërkonte.
“Me Chelsean është mbyllur gjithçka. E gjithë bota e di që kontrata ime përfundon pas një muaji dhe rinovimi thuajse është i pamundur”.
“Chelsea më ka propozuar kontratë dy vjeçare, por unë kërkova tri dhe që nga ajo kohë drejtuesit më nuk më kanë kontaktuar”, tha braziliani.
Krejt në fund Willian ka thënë se tani e tutje mund të bisedojë me çdo skuadër që është e interesuar për të.
“Tani jam i lirë të bisedojë me çdo klub dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi braziliani.
Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munich, PSG dhe Juventus e duan lojtarin jashtë kampionatit anglez, por qëllimi i tij është të mbetet në Ligën Premier.
Arsenal, Tottenham Hotspur, West Ham United dhe Newcastle United janë skuadrat angleze që po e duan lojtarin.
Willian ka thënë se dëshiron të vazhdoj të luaj në Ligën Premier, pasi qëllimi i tij është të vazhdoj jetën pas futbollit në Angli. /Telegrafi/
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...