Google ADS

Willian dërgon në epërsi Chelsean ndaj PAOK-it

19:08 | 20 Shtator 2018
Arbresh Info

Chelsea ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër PAOK-it mbrëmjen e sotme (e enjte).

Gjiganti anglez është duke udhëhequr me rezultat 0 me 1 në takimin e xhiros së parë në fazën grupore në UEFA Evropa Ligë kundër kampionit grek, shkruan portali arbresh.info.

Willian realizoi me lehtësi golin e epërsisë qysh në minutat e parë të takimit.

Pasi pranoi një top të bukur nga Ross Barkley, braziliani zhbllokoi me lehtësi shifrat duke shënuar për 0 me 1 në minutën e 7′.

Takimi mes dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin Toumba./arbresh.info/

Shikoni më poshtë golin:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme