Williams te Barcelona? Tashmë e kryer

15:56 | 24 Korrik 2024
KRG

Barcelona është në përpjekje për të finalizuar nënshkrimin e Nico William, i cili është konsideruar si objektivi kryesor i skuadrës spanjolle gjatë merkatos verore.

Sipas mediumit El Chiringuito, është arritur një marrëveshje totale mes Barcelonës dhe agjentit të Williams, shkruan Arbresh.info.

Mediumi spanjoll, ka raportuar se Barcelona ka ofruar një kontratë pesëvjeçare, ndërsa tanimë mbetet në dorën e lojtarit.

Williams ishte njëri ndër yjet që shkëlqeu me fanellën e Kombëtares së Spanjës, ku edhe arritën të fitojnë në finale ndaj Kombëtares së Anglisë. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme