Deontay Wilder është dërguar në spital, duke mos u paraqitur në konferencë për media, pas një rrahjeje brutale që ia shkaktoi Tyson Fury në rimeçin mes tyre për kampion botë në WBC të shtunën në Las Vegas.
Boksieri britanik e rrëzoi nga froni Wilderin me një paraqitje brilante për t’u bërë kampion i ri në ËBC dhe për ta mbështetur pretendimin si boksieri më i mirë në botë në kategorinë e rëndë, raporton Gazeta Express.
Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin
Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit, por ai këmbënguli se ishte mirë
“Jam mirë. Gjëra si këto ndodhin”, tha Wilder pas meçit.
Por BBC raporton se Wilder nuk do të falë në konferencë për media për shkak se është dërguar në spital për ta qepur çarjen që e pësoi në vesh.
“Wilderi thuhet të jetë mirë dhe ka shkuar në spital për ta qepur një çarje brenda veshit”, sipas ekipit të tij. /Gazeta Express/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...