Deontay Wilder dyshon nëse Anthony Joshua do të arrijë t’i rikthejë titujt e tij në rimeçin ndaj Andy Ruiz Jr që do të zhvillohet gjatë këtij viti, për shkak “të shenjave të këqija” që i ka dhënë në duelin e parë.
Boksieri meksikano-amerikan e shokoi botën e boksit në muajin e kaluar kur e rrëzoi plot katër herë ish-kampionin e unifikuar në duelin e zhvilluar në Madison Square Garden të New Yorkut dhe ia rrëmbeu titujt me nokaut teknik në raundin e shtatë.
Britaniku e ka aktivizuar menjëherë klauzolën për rimeçin, i cili do të ndodhë gjatë këtij viti (me shumë mundësi në muajin dhjetor në Cardiff ose në fund të nëntorit në New York).
Mirëpo, kampioni i pamposhtur i WBC-së, Deontay Wilder, beson se AJ tregoi shumë dobësi në përballjen e parë dhe vështirë se mund t’i rikthejë titujt.
“Mendoj se Ruiz do ta fitojë rimeçin. Mendoj se Joshua as që e din si ka humbur. Ai as që e di se me çfarë është goditur. Kjo është një shenjë e keqe. U rrëzua katër herë”.
“Do ta ketë shumë të vështirë tash, sepse ai nuk e di se pse ka humbur. Ai nuk e di se cilat gjuajtje e kanë goditur. U kthye në këndin e tij dhe tha: ‘Me çfarë jam goditur’? Kjo është pyetja e gabuar për t’u bërë”.
“Ai e nxori mbrojtësen e gojës, kjo është një shenjë se ke nevojë për të marrë frymë, ai nuk mund të merrte frymë. Gjyqtari u desh t’i thoshte që të kthehej dhe të luftonte…”.
“Një tjetër shenjë ishte shikimi drejt këndit të tij. Ai nuk dëshironte të ishte më aty. Vet e lejoi gjyqtarin që ta ndalte meçin. Kur je në këtë sport, mund t’i lexosh shenjat dhe pavarësisht çfarë thonë të tjerët, ai u dorëzua, ai u tërhoq”, ka thënë Wilder. /Telegrafi/
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,