Dhe kundërshtari i tij i ardhshëm, kampioni i WBC-së, Wilder, ka thënë se Fury ishte i tronditur që nga meçi i tyre në muajin dhjetor kur e kishte rrëzuar dy herë, porse u ndanë baras.
“Kushdo që e ka parë këtë meç e ka kuptuar dhe e ka të qartë se ai (Fury) nuk është më i njëjti boksier, por kjo është ajo që u bëj atyre (kundërshtarëve) – ua përfundoj karrierat”.
“Unë jam njeriu më i keq në planet, ai nuk është boksieri i njëjtë më, i kam marrë diçka, kur e kam goditur i kam dhënë tronditje”, ka deklaruar Wilder për Barbershop Conversations.
Dy boksierët nga kategoria e peshave të rënda tashmë kanë nënshkruar që ta zhvillojnë rimeçin e tyre më 22 shkurt të vitit të ardhshëm.
“Ai ka marrë fund dhe mezi pres (për rimeçin). Nuk mund të pres, ai madje nuk e ka parë më të mirën nga unë, ne e kemi parë më të mirën nga Fury”, ka shtuar amerikani. /Telegrafi/