Boksieri amerikan, Deontay Wilder, ka bërë një deklaratë interesante rreth mundësisë së një përballje me kampionin e IBO, IFB dhe WBA, Anthony Joshua.
Ai ka deklaruar se fitimet duhet të jenë të barabartë ose nuk do të zhvillohet meçi i shumë pritur ndërmjet tij edhe Joshuas.
“Ky është çmimi im”, tha Wilder, kampion bote në peshat e rënda në kategorinë ËBC, ndërsa Joshua mban titujt kampionë bite në kategoritë IBF dhe ËBA.
“Ose fitimi do të ndahet 50% me 50%, ose nuk keni për të parë kurrë këtë përballje për unifikimin e titujve. Nëse ata duan të përdorin shtigjet për të evituar autostradën, atëherë le të vazhdojnë në atë rrugë”, u shpreh më tej Wilder.
“Unë nuk po kërkoj më shumë, unë po them 50% me 50%. Ne mund të flasim për shifrat të tjera, 60-40 vetëm në rast të një revanshi, atëherë mund të bëjmë kompromise”, deklaroi kampioni amerikan i botës, i pamposhtur në ring ashtu si Joshua.
“Unë nuk e di nëse do të përballemi, presioni nuk bie mbi mua, unë e kam bërë ofertën time. Unë do ta hedh KO Joshua dhe mos u befasoni kur ta shihni atë në tapet që në raundin e parë”, u shpreh më tej boksieri amerikan Deontay Wilder, që ashtu si Joshua kërkon unifikimin e titujve kampionë në peshat e rënda.
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...