Deontay Wilder e kë vënë në dyshim dëshirën e Anthony Joshuas për t’u përballur me amerikanin, por ka thënë se është në pritje të një kundërshtari që e vë në garë titullin ashtu siç bën kampioni i WBC-së.
Amerikani i pamposhtur do ta zhvillojë rimeçin ndaj Luis Ortiz (mëngjesin e të dielës me kohën tonë), ndërsa dy javë më pas, AJ do të përpiqet t’i kthejë titujt (IBF, WBA e WBO) nga Andy Ruiz Jr.
Wilder dëshiron t’i unifikojë titujt në një kampion të padiskutueshëm në vitin 2020, ndërsa në një prononcim për Sky Sports ka dhënë opinionet e tij rreth kësaj teme.
“Do të preferoja që të fitonte Ruiz Jr, sepse jemi në të njëjtin fiksim. Nëse ai fiton, e kemi mundësinë t’i unifikojmë divizionet. Më në fund do ta kemi mundësinë ta kemi një kampion, një fytyrë, një emër”.
“Nëse fiton Joshua, nuk mendoj se do të ndodhë. Ai ka thënë se nuk ka interesim që të përballet me mua”, ka deklaruar Wilder duke thënë se beson në triumfin e Ruiz.
“E dua unifikimin. Divizioni i kategorisë së peshave të rënda është shumë i vogël për të pasur aq shumë kampionë. E kuptoj kur kjo ndodh në klasët më të ulëta. Por, divizioni i peshave të rënda ka të bëjë me të mëdhenjtë, me fuqinë. Është divizion i veçantë”, ka shtuar kampioni.
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...