Kampionët e peshave të rënda në boks, Deontay Wilder dhe Andy Ruiz Jr, kanë bërë një intervistë të përbashkët gjatë mbrëmjes së duelit ndërmjet Manny Pacquiao dhe Keith Thurman.
Amerikani që mban titullin WBC dhe amerikano-meksikani që mban titujt WBA, IBF dhe WBO, ka treguar respekt të madh për njëri-tjetrin teksa kanë folur për duelet e tyre të ardhshme, si edhe për mundësinë që të përballen në të ardhmen.
Wilder do ta mbrojë titullin e tij në muajin nëntor në rimeçin ndaj Luis Ortiz, ndërsa jo shumë kohë më pas, Ruiz do të përballet me Anthony Joshuan, edhe pse akoma nuk është caktuar vendi se ku do të zhvillohet dueli.
Dy kampionët aktualë kanë biseduar edhe për duelin eventual për titullin e të padiskutueshmit, teksa Deontay beson se duhet të ndodhë.
“Ka qenë kështu për një kohë të gjatë, që nga Lennox Lewis. Që atëherë ka qenë kampioni i padiskutueshëm, i pamposhtur, i unifikuar në kategorinë e peshave të rënda. Kjo tingëllon mirë”, ka thënë Wilder.
Ai më pas i është drejtuar Ruizit duke i thënë: “Jam i kënaqur për atë që ke bërë, na solle një energji të re në divizionin e peshave të rënda. Solle një fytyrë të re”.
I pyetur nëse është pro idesë rreth duelit për të padiskutueshmin në të ardhmen, Ruiz ka thënë: “Po, natyrisht, unë dhe ai, jemi në të njëjtin ekip, prandaj duhet të kujdesem për biznesin. Duhet ta mposhtim Anthony Joshuan, duhet ta nënshtroj atë dhe pastaj do të vazhdojmë tutje”.
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...