Google ADS

Wijnaldum konsideron rinovimin me Liverpoolin, Koeman gjen alternativën adekuate

07:29 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Barcelona do provojë transferimin e yllit të Tottenhamit, Tanguy Ndombele në verën e ardhshme, meqenëse trajneri Ronald Koeman synon ta përforcojë mesfushën.

Trajneri holandez është i lidhur me disa emra, si Gini Wijnaldum, Eric Garcia dhe Memphis Depay, lojtarë të cilët kanë hyrë në vitin e fundit të kontratës me skuadrat momentale.

Sidoqoftë, duke parë që Wijnaldum është duke konsideruar rinovimin me “Reds”, Koeman e ka bërë prioritet transferimin e Ndombeles që e sheh si alternativë adekuate.

Francezi është duke mos arritur të gjejë formën e duhur nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe këtë edicion ka bërë vetëm pesë paraqitje si titullarë në Premierëligë.

Nëse Barcelona provon transferimin e 23-vjeçarit, atëherë do t’iu duhet të paguajnë 40 milionë euro për kartonin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme