Mesfushori i Liverpool-it, Georginio Wijnaldum ka folur për spekulimet me Barcelonën dhe insiston se nuk ka pasur asgjë konkrete.
Holandezi kërkohej nga Barcelona, derisa ishte trajneri Ronald Koeman që e donte në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Wijnaldum nuk e ka bërë serioze këtë ofertë, kurse ka kontratë edhe 10 muaj kontratë.
“Nuk mendoj se ishte serioze, ndryshe do lexonit më shumë, ose do ndodhte. Nuk ishte asgjë konkrete. Mënyra si duket tani, do qëndrojë në Liverpool”.
“Kontrata skadon pas 10 muajve dhe kjo mund të ndryshojë. Asnjëherë nuk i dihet futbollit. Do shohim çfarë do ndodh”, deklaroi ai.
“Reds” janë duke provuar t’ia vazhdojnë kontratën, kurse është e paqartë nëse do e rinovojë./arbresh.info.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”