Mbrojtësi i Arsenalit, Ben White thotë se është i etur për të nënshkruar një kontratë të re me klubin pasi shpreson të qëndrojë për aq kohë sa të jetë e mundur.
Mbrojtësi i djathtë ka pothuajse tre vjet të mbetur në kontratën e tij aktuale me Topçinjtë, por u raportua muajin e kaluar se skuadra e Londrës veriore është e përgatitur të hapë bisedime për një zgjatje për ta shpërblyer atë për formën e tij të shkëlqyer.
“Po, sigurisht. Unë dua të qëndroj në Arsenal për aq kohë sa të mundem, të qëndroj në nivelin më të lartë dhe ta shtyj këtë klub atje ku duhet të jetë. Sa herë që flitet për këtë, është një ndjenjë e mahnitshme që dikush të do ty. Më kanë mbetur edhe disa vite në kontratën time aktuale, kështu që edhe të flasësh për këtë është një ndjenjë e bukur”, ka thënë ai.
26-vjeçari iu bashkua Arsenalit nga Brighton në vitin 2021 dhe ka bërë tashmë 95 paraqitje për klubin.
Ai ka luajtur çdo minutë në Premier League për skuadrën e Mikel Artetës këtë sezon dhe ka shënuar një gol – në një fitore 4-0 kundër Bournemouth në fund të shtatorit.
Mbrojtësi ka të ngjarë të përfshihet në 11-shen startuese edhe një herë kur skuadra e tij të udhëtojë në “Stamford Bridge” për t’u përballur me Chelsean të shtunën. /Lajmi.net/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...