Oklahoma City Thunder pësoi humbjen e 18-të sezonale në parketin e Phoenix Suns, megjithatë Russell Westbrook me shokë vazhdojnë të jenë në një pozicion komod në zonën ‘play-off’ të Konferencës së Perëndimit.
Ylli i Thunder realizoi ‘triple double’ të radhës, pasi e mbylli takimin në Talking Stick Resort Arena me 26 pikë, 11 asistime dhe 10 topa të kontrolluar poshtë koshit. Kjo nuk mjaftoi pasi Suns, të udhëhequr nga dyshja Booker-Warren, fituan me 14 pikë diferencë 114-100.
Dallas Mavericks zhgënjeu në sfidën e tretë radhazi, këtë radhë ndaj New York Knicks (96-100). Porzingis me 29 pikë dhe tetë rikuperime rezultoi më i miri mbi parket, duke kthyer njujorkezët te fitorja, transmeton SS.
Një kosh i MeCollum më pak se gjashtë sekonda nga rënia e sirenës për përfundimin e takimit i dha fitoren Portland Trail Blazers ndaj San Antonio Spurs (111-110) në Moda Center.
Pavarësisht se kishte në përbërje dy basketbollistët me statistikat më të mira, Aldrige dhe Ginobili, respektivisht me 30 dhe 26 pikë, San Antonio u detyrua të largohej me një humbje minimale nga Porltandi. Gjithsesi, teksanët mbeten forcë e tretë në Perëndim, pas Golden State dhe Houston Rockets.
Në Staples Center, Los Angeles Lakers shpërtheu ndaj Atlanta Hawks (132-113), megjithatë skuadra kaliforniane mbetet e fundit në Perëndim me vetëm 12 fitore e 27 humbje.
Në fakt, diferencën në këtë përballje e bënë lojtarët e bankës, pasi pikëshënuesi më i mirë për Lakers rezultoi Ingram me vetëm 20 pikë, ndërsa në radhët e Hawks Shroeder spikati me 27 pikë. /SS/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...