West Ham United raportohet se është duke përgatitur një ofertë prej 50 milionë funta për të nënshkruar me dyshen e Arsenalit, Olivier Giroud dhe Theo Walcott.
Reprezentuesi francez ka bërë vetëm 14 paraqitje në Premierë Ligë dhe Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar, megjithëse kjo nuk ishte problem për të pasi brenda kësaj kohe sulmuesi shënoi 14 gola për “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Walcott, ndërkohë, ka startuar 23 herë brenda 38 ndeshjeve të Arsenalit sezonin e kaluar, por kalimi te formacioni 3-5-2 në fazat e fundit të sezonit bëri që ai të jetë shpesh i vendosur në bankinë.
Bazuar në ‘Daily Star’, West Ham është i gatshëm për të transferuar Giroud dhe Walcott për të përforcuar skuadrën e tij para fillimit të sezonit 2017/18.
Giroud thuhet se është gjithashtu në radarin e Lyonit, pasi klubi në Liga 1 është duke u përpjekur për të rekrutuar ish anëtarin e Montpellier si një zëvendësues të Alexandre Lacazettes./arbresh.info
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...