Klubi anglez, West Ham United po shfaq së fundmi dëshirën për të përfunduar nënshkrimin e yllit shqiptar, Adnan Januzajt.
Januzaj tani është 27 vjeç dhe ka të ngjarë të largohet nga Real Sociedad kur t’i skadojë kontrata në fund të qershorit.
Ish-anësori sulmues i Manchester United mund të ribashkohet me trajnerin e tij të vjetër David Moyes.
Sipas mediumit Diario de Sevilla, West Hami është në mesin e disa skuadrave që i ofrojnë Januzajt një kontratë.
Real Betis dhe Napoli janë dy skuadrat e tjera që janë serioze për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm dhe për shumë sezone tjera.
West Hami do të jetë në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm, ndërsa Napoli dhe Betis mund të ofrojnë futboll në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. /arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza