West Ham fiton garën me Milan, për shërbimet e Bakayoko

17:00 | 11 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Tiemoue Bakayoko pritet të mbetet në Premierligë.

Mesfushori i Chelsea, Bakayoko, i cili këtë sezon e ka kaluar si i huazuar te Monaco, pritet të kalojë te skuadra e West Ham.

Monaco nuk pritet të shfrytëzojë të drejtën për blerjen e kartonit të lojtarit, kështu që Milan dhe West Ham janë në garë për lojtarin.

Sipas raportimeve të medieve italiane, West Ham prinë garën me Milan, për transferimin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Në garë për lojtarin pritet të jetë edhe Sevilla, por me disavantazh, pas krizës ekonomike nga pandemia Covid-19.

Mbetet të shihet se me cilën fanellë do të luajë Bakayoko gjatë sezonit të ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme