West Ham është i interesuar të nënshkruajë me yjet e Manchester United, Scott McTominay, Anthony Martial dhe Harry Maguire, kanë thënë burimet për Football Insider.
Klubi londinez po monitoron situatën e tyre në Old Trafford, me të tre lojtarët që kanëhumbur vendet e tyre në formacionin startues nën drejtimin e Erik ten Hag këtë sezon.
David Moyes është një admirues i madh i treshes dhe i ka përzgjedhur ata si objektiva të mundshëm për afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.
Pagat e larta të Maguire në Old Trafford janë një shqetësim i lehtë për West Hamin dhe klubi londinez nuk është i vetmi skuadër i interesuar për reprezentuesin anglez, me interesim që vjen nga klube të tjera të Premier League, si dhe nga jashtë.
Burimet e Football Insider zbuluan muajin e kaluar (19 shkurt) se Djajtë e Kuq janë gati të dëgjojnë ofertat prej 25 milionë funtesh për futbollistin nga akademia, Mctominay.
Të tre lojtarët munguan në formacionin startues te Manchester United në finalen e Carabao Cup, me McTominay dhe Maguire të emëruar si zëvendësues nga Ten Hag.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?