Timo Werner nuk pranoi t’i bashkohej Interit, i cili kishte shprehur interesim për të gjatë bisedimeve për shitjen e Romelu Lukakut në Chelsea.
Përfaqësuesi i Gjermanisë Werner e hodhi poshtë mundësinë për t’i bashkuar Interit gjatë kësaj vere, pasi dëshira e tij ishte të mbetej në Chelsea.
Werneri e kaloi një sezon në Stamford Bridge, duke i shënuar 12 gola në 55 paraqitje për të kaltrit.
Por këtë sezon, 25-vjeçari do të ketë shumë më pak mundësi të luajë për skuadrën e Thomas Tuchel, pas ardhjes së Romelu Lukakut.
Sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, Wenerit iu ofrua mundësia ta linte Chelsean për Interin, por ai vendosi të qëndrojë në Stamford Bridge ku ka kontratë deri në vitin 2025.
Interi është buzë blerjes së Joaquin Correas nga Lazio dhe tashmë e ka siguruar Edin Dzekon.
Zikaltrit dhe Correa kanë arritur marrëveshje personale kohë më parë dhe të martën Lazio e pranoi ofertën e Interit në vlerë prej rreth 30 milionë eurove për argjentinasin. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...