Sulmuesi i Chelsea-s, Timo Werner ka paralajmëruar rivalët se janë të përgatitur të ‘luftojnë’ për titullin e Premierë Ligës.
Gjermani ishte i lidhur me kalimin të “Reds” gjatë verës, mirëpo në fund u transferua të “Blutë”, transmeton portali arbresh.info.
Werner ka thënë se ndihet mjaftë mirë, derisa mendon se është i përgatitur që të ‘luftojë’ për Premierë Ligën.
“Puna me trajnerin ka qenë vërtet e mirë. Ai na ka shpjeguar për tërë skuadrën, çfarë do bëjmë në fushë dhe si të përmirësohemi”.
“Ai ka diskutuar për planet e të ardhmes dhe duam të luftojmë me skuadrat si Manchester City dhe Liverpool”.
“Mendoj se Chelsea është klub i madh dhe me skuadrën që kemi, mendoj se mund të arrijmë nivelin. Kemi lojtarë të mirë dhe mund të na ndihmojnë”, deklaroi ai.
Premierë Liga edicionin e ardhshëm pritet të jetë mjaftë interesante, ngase klubet janë përforcuar dukshëm./arbresh.info.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...