Ylli i RB Leipzig, Timo Werner ka vendosur të mos largohet nga klubi këtë muaj.
Werner është në formë të shkëlqyer me klubin gjerman, andaj ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve evropian, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Express Sport, gjermani dëshiron të qëndrojë në Bundesligë deri në fund të sezonit.
Dy gjigantët anglez, Manchester United dhe Chelsea janë duke shfaqur interesim të madh për sulmuesin derisa i interesuar është edhe Real Madrid.
Werner këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 17 paraqitje në kampionatin gjerman.
Gjermani është duke garuar me Robert Lewandowski për Këpucën e Artë në Bundesligë./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...