Werderi s’e zbret çmimin e Rashicës

18:01 | 12 Nëntor 2020
A. B.

Klubi gjerman do të synojë t’i arkëtojë deri në 25 milionë euro nga shitja e yllit kosovar në janar. 24 vjeçari pëlqehet më së shumti nga Aston Villa në Angli dhe nga Bayer Leverkuseni në Gjermani.

Werder Bremeni nuk e ka ndërmend të bëjë kompromise kur bëhet fjalë për shitjen e Milot Rashicës.

Klubi gjerman dëshironte ta shiste yllin kosovar edhe gjatë verës, por në fund nuk arriti marrëveshje me klubet e interesuara.

E tash kur afati kalimtar i janarit po afron, është rikthyer në aktualitet çështja Rashica.

24 vjeçari pëlqehet më së shumti nga Aston Villa në Angli dhe nga Bayer Leverkuseni në Gjermani.

Sidoqoftë, menaxheri i Werderit, Frank Baumann ka thënë se klubi nga Bundesliga nuk do ta lirojë çmimin e kartonit të vushtrriasit.

Bremeni gjendet në krizë financiare dhe do të mundohet të nxjerrë sa më shumë para nga shitja e përfaqësuesit kosovar.

Klubi Gjelbër e Bardhë synon ta shesë ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses për 25 milionë euro.

Rashica është rikthyer së fundmi në fushën e blertë pas një lëndimi, ndërsa është në kërkim të golit të parë sezonal.

Ai ishte futbollisti kryesor i Werderit në vitet e fundit.

Futbollisti kosovar i ka realizuar 24 gola në 77 paraqitje për Bremenin, ndërkohë që i ka dhuruar edhe 14 asistime.

Në sezonin e fundit i realizoi 11 gola dhe i bëri 8 asistime. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme