Werder Bremen ka njoftuar se nuk e ka lejuar Milot Rashicën të shkojë te Kombëtarja e Kosovës.
Rashica u ftua nga selektori Bernard Challandes për dy ndeshjet e shtatorit të Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Por për shkak të rrezikshmërisë që ka vendi i Kosovës nga koronavirusi, disa klube po hezitojnë t’i lejojnë lojtarët t’i bashkohen kombëtares dardane.
Një lajm i trishtë ky për trajnerin Challandes dhe mbarë Kosovën, pasi Rashica mbetet një lojtar kyç i ekipit nacional, shkruan lajmi.net
Në pritje për përgjigje nga klubet e tyre janë edhe lojtarët që luajnë në Zvicër. Të shpresojmë për lajme të mira.
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...