Werderi i uron fat Milot Rashicës para ndeshjes kundër Anglisë

17:33 | 17 Nëntor 2019
Arbresh Info

Werder Bremeni i ka uruar fat sulmuesit kosovar Milot Rashica para ndeshjes kundër Anglisë.

Kosova luan në “Fadil Vokrri” pasditen e sotme (e diele) kundër Anglisë në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve në Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

“Paç fat të mirë”, shkruan skuadra gjermane në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter duke përmendur Milot Rashicën.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në stadiumin 18:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme