Werder-i i Milot Rashicës turpërohet në shtëpi nga Bayer Leverkusen

22:21 | 18 Maj 2020
Arbresh Info

Werder Bremen ka humbur me rezultat të thellë 1 – 4 nga Bayer Leverkusen, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të në Bundesligë.

Dy skuadrat kanë zhvilluar ndeshje mjaftë të mirë, por ishin mysafirët që dominuan qysh nga minutat e parë të ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.

Ishte ylli i Leverkusen, Kai Havertz që në minutën e 28-të ndryshoi shifrat duke shënuar një gol të bukur me kokë.

Mirëpo, menjëherë pas dy minutave vendasit u përgjigjen me anë të Gebre duke barazuar rezultatin, rezultat i cili zgjati vetëm tre minuta, pasi ishte përsëri Havertz që kaloi mysafirët në epërsi, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në 45-minutëshin e dytë, mysafirët vazhduan me dominimin e ndeshjes dhe golin e tretë e shënuan përmes Weiser në minutën e 61-të, kurse goditjen finale e dha Demirbay në minutën e 78-të.

Që nga minuta e parë i pranishëm në ndeshje ishte ylli kosovar Milot Rashica, i cili provoi gjatë tërë ndeshjes të shënoi, por ishte i pafat.

Pas kësaj fitore, Leverkusen mban pozitën e pestë me 50 pikë, ndërsa Werder mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 18 pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/CruzPlaneta/status/1262467228445716481

https://twitter.com/CruzPlaneta/status/1262464543827132416

https://twitter.com/CruzPlaneta/status/1262471180826664962

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme