Përfaqësuesja jonë do të takohet më 29 maj me kombëtaren e Shqipërisë në Zurich të Zvicrës.
Por, duket se Kosova katër ditë më vonë do të luajë edhe me një kombëtare tejet të fortë afrikane.
Bëhet fjalë për Bregun e Fildishtë, me të cilën thuhet se do të luajmë më 3 qershor në shtetin zviceran.Kështu së paku bën të ditur ueb-faqja e klubit të Werder Bremenit teksa tregon se mesfushori i tyre do të angazhohet në dy ndeshjet e ardhshme me Kosovën.
Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për ndonjë gafë apo ka diçka të vërtetë, pasi që Federata e Futbollit të Kosovës deri më tani asgjë nuk ka bërë zyrtare.
Ndryshe, Bernard Challenders pritet që gjatë ditëve në vijim të zbardh listën e lojtarëve që ka ftuar për miqësoren vëllazërore ndaj Shqipërisë.
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...