Google ADS

Werder Bremen teston të gjithë ekipin për koronavirus, del edhe rezultati për Milot Rashicën

15:46 | 5 Maj 2020
A. B.

Lojtarët e Werder Bremen i janë nënshtruar testeve të coronavirusit për herë të dytë dhe rezultatin tashmë janë bërë të ditura.

Lajm i mirë është se të gjithë kanë rezultuar të jenë negativ, përfshirë edhe yllin e skuadrës, shqiptarin Milot Rashica.

Skuadra gjermane ka dhënë njoftimin dhe e ka publikuar më foton e Rashicës duke buzëqeshur në stërvitje.

Ndryshe, Bundesliga pritet të filloj me 15 maj, ku Werderin e pret shumë punë.

Qeveria gjermane thuhet se e ka aprovuar kërkesën për rikthimin e futbollit në vend. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme