Werder Bremen për Milot Rashicën: “Raketa” është kthyer në stërvitje

18:45 | 10 Shtator 2019
Arbresh Info

Werder Bremeni ka njoftuar se sulmuesi Milot Rashica është kthyer në stërvitje.

Rashica ka humbur dy ndeshjet e Kosovës këtë shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 si pasojë e lëndimit, por klubi në Bundesliga ka konfirmuar rikthimin e tij në stërvitje, shkruan portali arbresh.info.

“Milot Rashica humb ndeshjen ndërkombëtare të Kosovës sonte kundër Anglisë. Por, “raketa” është stërvitur sërish individualisht”, shkruan Werder Bremeni në llogarinë e tyre në rrjetin social Twitter.

Rashica ishte i pranishëm në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” në fitoren 2 me 1 të “Dardanëve” ndaj Republikës Çeke.

Ylli jonë u lëndua në ndeshjet e para me skuadrën gjermane por lëndimi i tij nuk ka qenë serioz dhe rikthimi i tij në fushë pritet të bëhet javën e ardhshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme