Arsene Wenger beson se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ishte “tepër i zhgënjyer” që Manchester United la në hije golin e tij elegant kundër ish skuadrës së tij që përmbysi vonë rezultatin në Torino.
United shënoi dy herë brenda pesë minutave të fundit duke regjistruar një super rikthim në Itali, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo zhbllokoi shifrat me një gol të bukur pas më shumë se një ore lojë duke realizuar me volle pas asistimit të bukur nga Leonardo Bonucci dhe 33-vjeçari festoi si një i “çmendur” kundër ish skuadrës së tij.
Sulmuesi iu kërkoi falje tifozëve si mysafirë menjëherë pas festimit duke iu bërë me dije atyre se ndoshta u ngazëllua tepër nga ky moment.
Ronaldo më pas goditi United pas ndeshjes duke pretenduar se ata nuk e merituan fitoren. Megjithatë, Wenger beson se arsyeja e vërtetë pse Ronaldo ishte i zemëruar është se e dinte që goli i tij nuk do të jetë më kryesori i ndeshjes.
“Ishte një gol fantastike, na befasoi të gjithë neve, ne të gjithë kemi parë shumë gola por ne ishim të befasuar sepse ai e bënë të papriturën”, ka thënë Wenger për ‘beIN Sports’.
“Ai kishte një qëndrim prapa të shkurtër, nuk i duhet kohë për të goditur topin, madje edhe portieri nuk lëvizi dhe pse De Gea ka reagime fantastike, ai nuk e ngriti dorën”
“Ai [Ronaldo] do të shkojë në shtëpi sonte plotësisht i zemëruar sepse një gol si ajo nuk do të vlerësohet sepse ata humbën ndeshjen”
“Ky gol, me një fitore 1 me 0, do të ishte mbi gjithë botën nesër”
Juventusi aktualisht është duke u përgatitur për ndeshjen e së dielës kundër AC Milanit./arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...