Google ADS

Wenger vjen me deklaratë interesante për ndeshjen me Bayernin

18:13 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Arsene Wenger, beson se skuadra e tij ka mundësi të mirë të kaloi tutje në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar Bayern Munich.

Francezi në konferencën për shtyp, ka deklaruar  se zhvillimi i ndeshje së parë në udhëtim, është një mundësi e mirë për skuadrën e tij.

Bayerni dhe Arsenali janë takuar edhe në të kaluarën në Ligën e Kampionëve, dhe këta të fundit nuk kanë kujtime të mira.

“Është e vërtetë, ne kemi përvoja të këqija në ndeshjet me ta, por unë mendoj se tani kemi mundësi të mira”, është përgjigjur Wenger, në pyetjen për takimet e së kaluarës mes Arsenalit dhe Bayernit.

“Të luash ndeshjen e parë në udhëtim na jep një mundësi të mirë për ta menduar kualifikimin në ndeshjen e dytë, kështu në Munih duhet të mbrohemi mirë”.

Të ngjashme