Arsene Wenger ka konfirmuar se Shkodran Mustafi do të qëndrojë jashtë fushës në ndeshjen e fundit të Arsenalit në kuadër të fazave grupore në Evropa Ligë.
Qendërmbrojtësi shqiptar i Arsenalit ka pësuar një problem muskulor dhe është në dyshime edhe për ndeshjen në Premierë Ligë kundër Southamptonit këtë të dielë, transmeton portali arbresh.info. Wenger insistoi se do luaj me një skuadër të fortë kundër BATE Borisovit mbrëmjen e së enjtes, por tani ai është duke u përballur me dilema defensive pasi Mustafi është i lënduar.
“Të gjithë janë në dispozicion. Ekziston një problem i vogël me Mustafin nga ndeshje e së shtunës, por të gjithë të tjerët janë mirë”, ka thënë fillimisht trajneri francez.
“Ai mori një problem të vogël të kofshë të këmbës, por është problem i vogël. Ai mund të jetë në dispozicion kundër Southamptonit”
Wenger mund të lë Rob Holdingun ose Per Mertesacker jashtë fushe për ndeshjen kundër Bate Borisov duke pasur në mendje atë ndaj “Saints” në vikend./arbresh.info/
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...