Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk është i hapur plotësisht me idenë që Barcelona të ftohet për të luajtur në Premierë Ligë dhe shpreson që gjiganti katalunas të vazhdoj të luaj në La Liga.
Dyshime vazhdon të ketë ende rreth të ardhmes së klubit pas referendumit të Katalonisë për pavarësi dhe gjiganti evropian mund të detyrohet të kalojë diku tjetër, transmeton portali arbresh.info.
“Shpresoj që Barcelona të vazhdoj të luaj në Spanjë”, tha Wenger për ‘beIN Sports’.
“Të luash në Angli do të ishte kundër unitetit gjeografik dhe sensit të përbashkët”
“Pse nuk ftohen Celticu dhe Ranger në Premierë Ligë? Ata tashmë janë në Mbretërinë e Bashkua dhe kjo do të kishte më shumë kuptim sesa për të ftuar Barcelonën”
Wenger ka shkuar tutje duke thënë se ftesa për Kataloninë për të luajtur në kampionatin më të madh në Angli do të ishte një akt mbështetje për Kataloninë.
“Kjo do të thoshte se ne e mbështesim Kataloninë”, shtoi ai.
Javier Tebas ka thënë të premten se ka mundësi La Liga të vazhdojë natyrshëm edhe në mungesë të Barcelonës dhe Espanyolit./arbresh.info/
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...