Wenger shpjegon pse Ozil nisi nga bankina ndeshjen ndaj West Bromit

10:01 | 26 Shtator 2017
Arbresh Info

Arsene Wenger ka shpjeguar pse Mesut Ozil hyri në fushë si një zëvendësues në fitoren 2 me 0 të Arsenalit ndaj West Bromit në Emirates.

28-vjeçari mungoi në përballjen e “Topçinjve” ndaj Kolnit, Chelseat dhe Doncaster Roversit por kishte zëvendësuar sulmuesin Alexis Sanchez në minutën e 83′ pas dy golave nga Alexandre Lacazette mbrëmjen e së hënës, transmeton portali arbresh.info.

Mesfushori Mesut Ozil zëvendësoi në pjesën e dytë sulmuesin Alexis Sanchez
Mesfushori Mesut Ozil zëvendësoi në pjesën e dytë sulmuesin Alexis Sanchez

Ndeshja e fundit kur Ozil ka qenë startues në skuadrën e Arsenalit ishte ajo më 9 shtator kundër Bournemouthit dhe Wenger ka zbuluar se ka ende shqetësime rreth gjendjes së reprezentuesit të Gjermanisë.

“Ai sapo është rikthyer nga një problem në gju”, ka thënë Wenger kur është pyetur rreth mungesës së Ozilit në formacionin startues për ndeshjen e së hënës.

“Ai madje nuk ka ushtruar aq gjatë dy javëve të fundit. Nuk kam qenë në dijeni se sa shumë ka humbur në aspektin shëndetësor”

Klubi londinez do të udhëtojë në Bate Borisov në mesjavë dhe Ozil shpreson të jetë pjesë e ndeshjes së dytë të Arsenalit në Evropa Ligë këtë sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme