Google ADS

Wenger: Sezoni ka përfunduar për Santi Cazorlan

13:44 | 30 Mars 2017
Arbresh Info

Trajneri Arsene Wenger ka konfirmuar se Santi Cazorla nuk do të luaj për Arsenalin këtë sezon duke shtuar se sezoni për të ka përfunduar.

“Fatkeqësisht nuk ka ndonjë zhvillim rreth Cazorlas, mendoj se ka përfunduar sezoni për të”, tha Wenger para ndeshjes të së dielës ndaj Manchester Cityt, transmeton portali arbresh.info.

Futbollisti spanjoll ka bërë vetëm 11 paraqitje këtë edicion për gjigantin në Premierë Ligë për shkak të lëndimit.

Paraqitja e tij e fundit për gjigantin londinez ka qenë ajo në Ligë të Kampionëve ndaj Ludogorets./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme