Ish trajneri i Arsenal-it, Arsene Wenger ka zbuluar se ka refuzuar dy herë gjigantin spanjoll, Real Madrid.
Wenger pas më shumë se 20 viteve në stolin e “Topçinjve” u shkarkua nga klubi, kurse ende nuk është me ndonjë skuadër të re, derisa punon të FIFA, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, ai ka zbuluar se sa ishte në postin e trajnerit të Arsenal-it, dy herë ka refuzuar Real-in.
“Kur isha trajneri i Arsenal-it, refuzova dy oferta nga Real Madrid-i dhe sigurisht nuk janë shumë trajnerë që ta refuzojnë Real-in dy herë”, deklaroi ai.
Momentalisht në stolin e “Los Blancos” është Zinedine Zidane, që nuk di për humbje në La Liga në 15 ndeshjet e fundit, kurse edicionin e kaluar u shpall kampion i Spanjës./arbresh.info.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi