Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger pritet të kthehet në futboll këtë muaj.
Wenger është trajner i lirë që nga largimi i tij nga Arsenali në verën e vitit të kaluar.
Megjithatë, ofertat për trajnerin francez asnjëherë nuk kanë munguar dhe edhe tani po vazhdon të kërkohet.
Sipas mediumit The Times, francezi ka katër oferta pune tashmë në tavolinë, edhe pse asnjë nuk është në nga klubet e Ligës Premier.
Wenger ka vendosur të mos e menaxhojë përsëri në Ligën Premier nga respekti për ish-skuadrën e tij, Arsenalin.
Ai kaloi 22 vjet në krye të ekipit në Emirates dhe për këtë ka vendosur të drejtoj ndonjë ekip jashtë Anglisë.
PSG besohet të jetë një ekip i mundshëm për punësimin e Wenger, por në një rol të drejtorit të futbollit.
Francezi gjithashtu është lidhur edhe me stolin e Milanit, Barcelonës dhe Kombëtares së Katarit.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës