Arsene Wenger pret që Mesut Ozil të rris reputacionin e tij si një “lider” në dhomën e zhveshjes te Arsenali pasi ka vendosur lapsin në një kontratë të re afatgjate.
Tifozët janë frikësuar që Arsenali do të lejoj 29-vjeçarin të largohet gjatë verës kur edhe do të skadonte marrëveshja e tij e mëparshme, transmeton portali arbresh.info. Por, reprezentuesi i Gjermanisë ka vendosur për të ardhmen e tij te “Topçinjtë” duke nënshkruar një kontratë tri vjeçare e gjysmë që i siguron atij 350.000 funa në javë
https://instagram.com/p/BeqTYo8BPtr/?utm_source=ig_embed
I pyetur nëse pret që Ozil të ketë përgjegjësi më të mëdha pas nënshkrimit të kontratës së re, Wenger tha sot (e premte): “Po, sigurisht”.
“Shumë kanë menduar që ai nuk do të vendos dhe nuk do të nënshkruaj. Është një lajm i mirë për ne, nëse ju mund të mbani një lojtar të atij kalibri sigurisht që është një lajm i mirë”
“Ai ka vendosur për të ardhmen e tij në klub në një periudhë ku ne ishim në një pozitë shumë të dyshimtë për kualifikim në UEFA Ligë të Kampionëve”
“Ne presim nga ai që të bëhet një lider dhe të marrë përgjithësi për të udhëhequr skuadrën drejt suksesit”
Mesut Ozil ka shënuar katër gola dhe ka krijuar shtatë asistime brenda 18 paraqitjeve këtë sezon në Premierë Ligë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...