Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka pranuar se është penduar që i kishte mbështetur aq fuqishëm rregullat aktuale të Financial Fair Play (FFP – ndershmëri financiare) dhe nuk është i bindur që është ideja e duhur të huazohet modeli amerikan, sipas të cilit klubeve u vendoset një limit për paga.
Me krijimin e FFP-së u vendosën kufizime në shumën që klubet lejohen ta shpenzojnë gjatë një periudhe trevjeçare, në tentim për të mos i lejuar klubet të shpenzojnë shumë më shumë sesa që fitojnë, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, klubet kanë arritur të gjejnë mënyra për t’iu shmangur këtyre rregullave, ndërsa ndëshkimet – si pezullimi dyvjeçar i Manchester Cityt nga garat evropiane, që tashmë është apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv – s’kanë arritur t’i largojnë ende problemet financiare.
Wenger tani thotë se klubet e pasura vetëm po pasurohen edhe më shumë dhe rivalët që po detyrohen t’i respektojnë këto rregulla po mbeten gjithnjë e më prapa, ndërsa shtoi se kriza që e solli koronavirusi e ka thelluar edhe më tutje këtë problem.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...