Ish trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger është shprehur se nuk ishte penallti ajo për Anglinë.
Wenger tha se nuk e di se pse gjyqtari i ndeshjes nuk shkoi ta shoh vet një rast të tillë dhe se në raste si kjo, gjyqtari duhet të jetë absolutisht i sigurt.
“Nuk ishte penallti. Nuk e kuptoj pse në situata të tilla të VAR-it, gjyqtari nuk shkon ta shoh vet situatën në ekran. Në një moment si ky, ai duhet të jetë absolutisht i sigurt”, është shprehur Wenger.
Kujtojmë se , Anglia është kualifikuar në finale të EURO 2020, pasi që mposhti Danimarkën me rezultat 2-1, ku koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1 ndërsa në vazhdime gjyqtari i ndeshjes e akordoi një penallti për Anglinë që po vazhdon të jetë mjaftë e komentuar nga të gjithë.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...