Arsene Wenger ende nuk e di nëse finalja në ‘FA Cup’ kundër Chelseat do të jetë ndeshja e tij e fundit si trajner i Arsenalit.
I pyetur nëse regjimi i tij te Arsenali do të vazhdoj nga 21 vite në 22 ose 23, Wenger u përgjigj: “Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje për momentin”, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Barcelona kërkon të hetohet ndeshja Malaga – Real Madrid (FOTO/VIDEO)
“Nuk do të jetë ndeshja ime sidoqoftë sepse pa marr parasysh çfarë ndodh, unë do të vazhdoj me futbollin”
I pyetur në pas nëse kjo do të jetë ndeshje e fundit e tij në detyrë te Arsenali, ai u përgjigj: “Nuk e di”.
“Jo [rezultati nuk do të ketë ndikim]. Pse [duhet të ketë]? Nuk më intereson për mua, më intereson vetëm që të fitojmë ndeshjen e së shtunës”
“Kur shkoni te një ndeshje, te një për kupë në finale, ju mund të pranoni vetëm sfidën dhe unë e dua vetëm këtë. Shqetësimi i fundit është vetja ime. Skuadra ka dhënë shumë këtë sezon dhe ata duan të fitojnë diçka këtë sezon”./arbresh.info
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...