Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger insiston se nuk dëshiron ta humb sulmuesin Olivier Giroud.
Për shkak të qëndrimit në bankinë këtë sezon, Giroud është këshilluar të largohet nga Arsenali këtë javë nga asistenti i trajnerit të Francës, Guy Stephen, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Wenger është i vendosur se nuk dëshiron ta humb sulmuesin francez.
“Dua ta mbaj në skuadër. Ne tani jemi kualifikuar në Evropa Ligë, gjë që do të thotë se ne nuk dëshirojmë ta reduktojmë skuadrën”
“Ne kemi Kupën e Ligës, ne jemi ende në të, ne kemi edhe FA Kupën, ne kemi Evropa Ligën, ne kemi Premierë Ligën ku kemi një shans të madhe për të përfunduar në top katërshe”
“Ne nuk dëshirojmë të dobësohemi”
AC Milani është klubi i fundit që ka shfaqur interesim për sulmuesi Oliver Giroud duke kërkuar huazimin e tij në merkaton e muajit janar./arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024