Arsene Wenger raportohet se iu ka thënë lojtarëve të tyre të fillojnë të performojnë ose do të përballen me largim gjatë verës gjatë një takimi të jashtëzakonshëm.
Trajneri 68-vjeçar shikoi skuadrën e tij derisa po mposhtej në finale të Carabao Cup të dielën e kaluar derisa shpresat për kualifikimin në Ligë të Kampionëve janë duke u shuar vazhdimisht, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, mediat angleze raportojnë se Wenger pas një takimi me bordin ua ka përcjellur informatat skuadrës dhe stafit në dhomën e zhveshjes.
“Wenger kishte një takim me bordin dje dhe sot iu ka thënë të gjitha lojtarëve të skuadrës startuese dhe trajnerëve që nëse klubi në është në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm, gjithçka do të ndryshoj gjatë verës”, citohet të ketë thënë një burim për ‘Islington Gazette’.
Wenger, i cili rinovoi kontratën e tij në vitin 2017 duke vazhduar qëndrimin në Emirates deri në fund të sezonit të ardhshëm, nuk është duke pasur ndikim më në Arsenal./arbresh.info/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...