Arsene Wenger i ka akuzuar lojtarët e Arsenalit se u treguan të vetëkënaqur dhe iu mungoi përqendrimi në humbjen 2-1 kundër Ostersunds në shtëpi mbrëmë në ndeshjen kthyese të 1/16 të Evropa Ligës
Arsenali e fitoi ndeshjen e parë të këtij rundi me rezultat bindes 3-0 dhe pritej të triumfonte edhe në ndeshjen e kthimit në “Emirates Stadium”, transmeton Express.
Vizitorët nga Suedia shënuan dy herë brenda 70 sekondave në pjesë të parë përmes Hosam Aiesh dhe Ken Sema duke bërë që për një moment ta ëndërrojnë kualifikimin, por Sead Kolasinac ua shoi shpresat atyre në pjesën e dytë duke e shmangur po ashtu eliminimin e turpshëm të Arsenalit.
“U futem në telashe sepse ishim të kënaqur dhe jo të përqendruar. Luanim hapur çdo herë që humbnim topin dhe nuk kishim ide kur kishim topin në këmbë. Për këtë arsyeje ishim në telashe”, ka thënë Wenger pas ndeshjes.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...