Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka përshkruar lëndimin në thembër të Santi Cazorlas si “më të keqin që ka parë ndonjëherë”.
Mesfushori kreativ ka qëndruar jashtë fushës për një kohë të gjatë pas lëndimit në një ndeshje në Ligë të Kampionëve dhe ka zbuluar në fillim të këtij muaji se doktorët i kanë thënë se është me fat që mund të ecë sërish, transmeton portali arbresh.info.
“Po, ky është lëndimi më i keq që kam parë ndonjëherë”, ka thënë Wenger.
“Ka shkuar në keq në tmerrshëm. E di se sa shumë Santi Cazorla dëshiron të luaj futboll. Uroj që të rikthehet në janar. Ai përpiqet për të praktikuar. Shpresoj të rikthehet në janar”
“Shpresoj të jetë gabim ajo që thonë se (nuk mund të luaj sërish)”
32-vjeçari iu bashkua “Topçinjve” në vitin 2012 nga Malaga./arbresh.info/